LUKS I SHFRENUAR/ Ja VIP-at që udhëtuan me helikopter privat në pushime (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
LUKS I SHFRENUAR/ Ja VIP-at që udhëtuan me helikopter privat në pushime (FOTO+VIDEO)

LUKS I SHFRENUAR/ Ja VIP-at që udhëtuan me helikopter privat në pushime (FOTO+VIDEO)

Gjithnjë e më shumë mes personazheve të njohur bëhet një “luftë” e heshtur për udhëtime sa më luksoze dhe pasqyrimin e tyre në rrjetet sociale.

Por luksi shkon deri aty sa një avion privat duket zgjidhja më e mirë për pushime të paharrueshme dhe jo vetëm.

Mesa duket vëmendja është shumë e rëndësishme në mes të këtij luksi të shfrenuar, pasi të gjithë ato që e kanë bërë një gjë të tillë kanë “pushtuar” lajmet.

Prej disa ditësh Luana Vjollca është larguar nga vendi për të kaluar disa ditë pushimi e po përflitet se këngëtarja shoqërohet me partnerin e saj, Krenar Çoçajn. Luana ka shijuar udhëtimin me helikopter privat duke parë mrekullitë e  vendit e disa pamje i ka ndarë edhe me fansat.

Moderatorja Ilda Bejleri bëri shumë bujë me pushimet e saj luksoze në ishullin “parajsë” Mykonos, ku nuk mungoi një udhëtim i saj me avion privat. Ishte pikërisht kjo dhe ora “Rolex” që ngjallën polemika të shumta për burimi e të ardhurave.

 

 

Të gjithë e mbajmë mend udhëtimin me helikopter privat të Aurela Hoxhës drejt Kanës, që mori jo pak vëmendje.

Çifti Marina dhe Getoari vendosën të “arratiseshin” drejt Maldiveve me helikopter privat. Mesa duket motrat Vjollca kanë një pasion të veçantë për t’iu ndjerë divë në helikopter privat.

/AlpeNews.al