HIDHINI NJË SY/ Çfarë DUHET të dish para se të bësh seks për herë të parë – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Çfarë DUHET të dish para se të bësh seks për herë të parë

HIDHINI NJË SY/ Çfarë DUHET të dish para se të bësh seks për herë të parë

Ekzistojnë disa përvoja në jetën e një gruaje që janë të pabesueshme. Para se të vijnë periodat e para, është e vështirë të kuptojmë se si do të ndihesh, se çfarë dhimbje do të kesh.

Para puthjes suaj të parë, është tepër e çuditshme të imagjinohet fytyra jote ngjitur me një tjetër dhe puthjet me gjuhë. E njëjta gjë ndodh edhe para se të kryesh marrëdhënie seksuale për herë të parë. Pa marrë parasysh prejardhjen, moshën ose përvojën tuaj, të bësh seks për herë të parë është një punë e madhe.

Që jo të gjitha femrat kanë gjakderdhje.

Harrojini filmat me çarçafë të bardhë dhe pullë të kuqe që shihni në televizion. Të mos kesh gjakderdhje është normale dhe kjo nuk do të thotë se nuk ke qenë e virgjër.

Që nuk do të jetë edhe aq emocionale sa mendoje.

Seksi mund të mos ndryshojë mënyrën se si ndihesh për atë person, që prej herës së parë. Do të duhet pak përvojë për të kuptuar sesi ndihesh dhe a është seksi plotësues në lidhjen tënde.

Çfarë duan VËRTETË burrat dhe gratë në dhomën e gjumit?
Që edhe meshkujt e virgjër mund të kenë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Edhe nëse djali nuk ka shkuar ndonjëherë me një femër, sërish duhet të testohet para se të bëni diçka së bashku. Ka femra që kanë marrë sëmundje nga mashkulli, pasi nuk kanë vendosur prezervativ. Mund të të ndodhë ty dhe kjo dëmton shumë jetën tënde.

Që nuk do të shikosh fishekzjarrë.

Mos prisni të jetë një gjë e madhe hera e parë. Ndonjëherë ju krijoni fantazi në mendjen tuaj për një kohë të gjatë, dhe kur seksi ndodh atëherë zhgënjeheni.