E TMERRSHME/ Norvegjia "goditet" nga abuzimi më i madh në histori i një pedofili - AlpeGossip
E TMERRSHME/ Norvegjia “goditet” nga abuzimi më i madh në histori i një pedofili

E TMERRSHME/ Norvegjia “goditet” nga abuzimi më i madh në histori i një pedofili

Një gjyqtar futbolli me prirje pedofilie në Norvegji është akuzuar për 300 akuza për ngacmimin e djemve adoleshentë, duke përfshirë një akuzë për përdhunim.

Ky është rasti më i madh i abuzimit seksual në historinë e vendit.

Arbitri, që besohet të jetë në të 20-at, filloi të ngacmonte djemtë adoleshentë të moshave 13-16 vjeç nga viti 2011, duke paraqitur në forume online të bisedave si një grua duke kërkuar fotografi seksuale dhe video.

Sipas mediave norvegjeze, arbitri hynte në dhomat e çatit duke përdorur emra si “Sandra” dhe “Henriette”, duke shkëmbyer mijëra mesazhe eksplicite me rreth 100 adoleshentë midis 2014 dhe 2016.

Arbitri u përpoq të joshte djemtë, duke kërcënuar se do të publikonte në internet imazhet e tyre nudo. Ai i kërcënonte adoleshentët jo vetëm me kërkesa të natyrë seksuale.

“Rasti është një çështje serioze dhe është rasti më i madh i abuzimit seksual në Norvegji deri më sot,” tha prokurori i shtetit Guro Hansson Bull në një deklaratë.

Avokati i të riut, Gunhild Laerum, tha klienti i tij “pranon faktet”, por ende nuk i përgjigjet çdo akuze individuale.

Në vitin 2016, Britania e Madhe u trondit nga skandali i abuzimit seksual që rrethoi ish-trajnerin pedofil Barry Bennell, i cili u shpall fajtor për 36 vepra seksuale kundër lojtarëve të rinj dhe u burgos për 30 vjet.