“DO JETË NJË NGA KOMENDITË MË TË BUKURA”/ Bes Kallaku zbulon projektin e ri – AlpeGossip
“DO JETË NJË NGA KOMENDITË MË TË BUKURA”/ Bes Kallaku zbulon projektin e ri

“DO JETË NJË NGA KOMENDITË MË TË BUKURA”/ Bes Kallaku zbulon projektin e ri

Bes Kallaku po punon për projektin më të rëndësishëm të jetës së tij, një film që sipas tij do të jetë më i miri i kohërave!

Në një intervistë për “Mirage”, aktori i njohur i humorit tha se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit komik, të cilin e ka shkruar vetë dhe ka punuar personalisht me të gjithë projektin.

“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”.

Besi tha se pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.

Vetë Besi do të vijë si aktor kryesor përveçse si skenarist dhe regjisor. Ai do të luajë personazhin e  skifterit, hajdutit të famshëm.

Xhirimët e filmit pritet të nisin në korrik.