“PËRJETË FALENDERUESE…”/ Arbana Osmani reagon për BBVIP pak orë para nisjes së spektaklit – AlpeGossip
“PËRJETË FALENDERUESE…”/ Arbana Osmani reagon për BBVIP pak orë para nisjes së spektaklit

“PËRJETË FALENDERUESE…”/ Arbana Osmani reagon për BBVIP pak orë para nisjes së spektaklit

Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Këtë sezon drejtimi i reality show-t i është besuar Ledion Liços.

Por ndryshe nga ç’mund ta mendonit, Arbana nuk ka asnjë hatërmbetje, përkundrazi. Ajo ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke uruar suksese për Ledionin, Sarën dhe Lorin, e duke falënderuar mbi të gjjtha Dritan Hoxhën që i besoi kur askush nuk e bëri.

Reagimi i plotë:

Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë. Përjetë falënderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim tek unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë duke bërë bashkë gjithë familjen.Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër @mr.ledionlico dhe gocave të mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua!