“KOMBINIMI PERFEKT”/ Xhensila shpreh publikisht pëlqimin për këtë bashkëpunim muzikor – AlpeGossip
“KOMBINIMI PERFEKT”/ Xhensila shpreh publikisht pëlqimin për këtë bashkëpunim muzikor

“KOMBINIMI PERFEKT”/ Xhensila shpreh publikisht pëlqimin për këtë bashkëpunim muzikor

Ditën e djeshme u publikua një nga këngët më të shumëpritura, një bashkëpunim i Shkurte Gashit dhe Brunos, e cila riktheu dhe në muzikë kantautorin e njohur Flori Mumajesi.

Pas një mungese disa mujore, ai tregoi se është rikthyer për të qëndruar edhe për shumë vite. Të shumta qenë komentet pozitive nga ana e fansave për këtë bashkëpunim të frutshëm. Edhe vetë artistët shprehën opinionin e tyre mbi këngën e re. Një ndër artistët që e mbështeti produksionin dhe e shpërndau në instagramin e saj, ishte këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

Bukuroshja nuk nguroi të thotë disa fjalë të mira për muzikën dhe tekstin. “Kombinim perfekt, muzika, dhe zërat”,-u shpreh Xhensila përmes një statusi në instagram, duke përmendur emrat e Brunos, Florit, dhe Shkurtes.