VRAU BASHKËSHORTEN “SE E TRADHËTOI”/ Aurela Gaçe për ngjarjen: Dhimbje zemre… – AlpeGossip
VRAU BASHKËSHORTEN “SE E TRADHËTOI”/ Aurela Gaçe për ngjarjen: Dhimbje zemre…

VRAU BASHKËSHORTEN “SE E TRADHËTOI”/ Aurela Gaçe për ngjarjen: Dhimbje zemre…

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Një gardist 44-vjeçar i quajtur Alket Arapaj vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit në Allias në orën 6 të mëngjesit.

Aktin e rëndë, autori i vrasjes e ka justifikuar me faktin se sipas tij gruaja e tradhtonte.

Ndërkohë blogeri Olti Curri para pak orësh ka postuar një foto të lajmit në fjalë në Instagram, ku shkruan: “O gra shqiptare, ju rujt Zoti, se asnjë tjetër nuk ju ruan…”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares Aurela Gaçe e cila e ka cilësuar personin që kreu krimin si një njeri që nuk ka shërim. Po ashtu ndër të tjera ajo shtron pyetjen e dhimbshme: “Si i bëhet? Si mund të mbrohen këto gra?”

Ja komenti i plotë i Aurelës: “Trim me armë në dorë. Ka edhe burrni të thotë se e tradhtonte? Oh. Këta s’kanë shërim. Si i bëhet? Si mund të mbrohen këto gra? Si si. Dhimbje zemre!