TREGON PSE NUK KA DASHUR TË BËHEJ PRIND/ Ermal Meta: Kisha frikë se… – AlpeGossip
TREGON PSE NUK KA DASHUR TË BËHEJ PRIND/ Ermal Meta: Kisha frikë se…

TREGON PSE NUK KA DASHUR TË BËHEJ PRIND/ Ermal Meta: Kisha frikë se…

Ermal Meta është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij private, por së fundmi i ftuar në “Verissimo”, i pyetur nga moderatorja Silvia Toffani për planet e së ardhmes për t’u bërë baba, ai tha se për një kohë të gjatë nuk kishte dashur të bëhej baba pikërisht prej marrëdhënies së tij të tensionuar me të atin.

“Kam menduar për një kohë të gjatë se nuk doja të bëhesha baba. Sepse kurrë nuk kam dashur të rrezikoj që një fëmijë të mund të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë, por ndoshta diçka brenda meje ka ndryshuar”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për momentin e vështirë kur iu desh të largohej nga Shqipëria.

“Kur u largova nga atje ndjeva një heshtje të pabesueshme. Mbaj mend atë natë atje, isha 13 vjeç, ndjeva gjëmimin e rrahjeve të zemrës brenda veshëve të mi, aq sa ishte ankthi. Pastaj kur u ktheva dhe dola në skenë e kisha muzikën në vesh. Ndjej të dridhura edhe tani”, tha Ermali.

Ju rek