BEQARË DHE PËR SHTËPI/ 7 djemtë VIP shqiptar që dinë të pastrojnë e të gatuajnë (FOTO) – AlpeGossip
BEQARË DHE PËR SHTËPI/ 7 djemtë VIP shqiptar që dinë të pastrojnë e të gatuajnë (FOTO)

BEQARË DHE PËR SHTËPI/ 7 djemtë VIP shqiptar që dinë të pastrojnë e të gatuajnë (FOTO)

Ata komentohen shpesh për këngët e reja, koncertet, makinat e shtrenjta, jetën private, por jo të gjithë e dinë se ata janë edhe djem për shtëpi. Janë të paktë djemtë që dinë të gatuajnë, të kujdesen për shtëpinë, të bëjnë pazarin dhe ata pak që janë, ne po jua sjellim në këtë artikull me djem VIP-a.

Është një reperët më të suksesshëm e më të paguar, që bën një jetë luksoze, por Noizy kur vjen puna tek gatimi e përgatit vetë. Reperi ka postuar shpesh momente kur gatuan për miqtë që i vijnë në shtëpi ose kur gatuan darkave për veten e tij. Madje Noizy di të gatuajë një shumëllojshmëri pjatash, që nga ato më të thjeshtat deri tek ato që i konsumojmë në restorante.

Po ashtu edhe Stresi është djalë për shtëpi dhe këtë e ka vërtetuar së fundmi. Reperi e bën vetë pazarin e shtëpisë dhe gjithashtu di të gatuajë.

I ftuar në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”, Stresi përgatiti vetë ushqim gjatë udhëtimit dhe miqtë e tij së bashku me Rozën u mahnitën nga aftësitë e reperit, bën të ditur Xing.al.

Një tjetër reper që di të gatuajë është edhe Cozman. Ai e ka treguar këtë në një rast kur shfaqej duke gatuar për anëtarët e grupit Babastars.

Capital T i pëlqen gjithashtu të gatuajë. Video e tij ku shfaqej duke përgatitur ushqim bëri xhiron e rrjetit disa muaj më parë pasi reperi shfaqej duke gatuar me shumë dëshirë dhe i lumtur teksa kërcente.

Në këtë listë është edhe këngëtari që po i mungon shumë publikut këto kohë, Flori Mumajesi. Flori pak kohë më parë postoi disa foto ku shfaqet duke gatuar me miqtë e tij.

Madje këngëtari di të bëjë edhe fli, ushqim tradicional kosovar, bën të ditur Xing.al.

Edhe Robert Berisha është djalë për shtëpi. Në një intervistë ai ka treguar se bën pazarin, gatuan, lan edhe vajzën. Roberti pak kohë më parë deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi pas 14 vitesh bashkë.

Këngëtari shqiptar Albert Stanaj është gjithashtu një kuzhinier i mirë. Madje ai postoi një foto teksa përgatiste speca të mbushur dhe i jepte këshillë djemve të mësonin të gatuanin./Xing.al