INCIDENTI GJATË XHIRIMEVE TË VIDEOKLIPIT/ Jonida Maliqi zbulon se çfarë i ka ndodhur – AlpeGossip
INCIDENTI GJATË XHIRIMEVE TË VIDEOKLIPIT/ Jonida Maliqi zbulon se çfarë i ka ndodhur

INCIDENTI GJATË XHIRIMEVE TË VIDEOKLIPIT/ Jonida Maliqi zbulon se çfarë i ka ndodhur

onida Maliqi pritet të përfaqësojë shumë shpejt Shqipërinë në ‘Eurovision’ në muajin maj me këngën fituese të festivalit të ‘RTSH’ ‘Ktheju tokës’. Disa javë më parë këngëtarja ka xhiruar videoklipin e këngës, i cili i është përmbajtur mesazhit që përcjell kënga.

Së fundmi me një video të publikuar në ‘Instastory’, Jonida ka zbuluar se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimeve me orë të zgjatura. Në video dallohet se në një moment që Maliqi është duke kënduar, një objekt ka rënë mbi fytyrën e saj.

Ajo çfarë bie në sy tjetër është se këngëtarja është dëmtuar jo pak, megjithatë kjo nuk e ka penguar të vazhdojë punën e saj.

Videoklipi tashmë është publikuar dhe shumë shpejt pritet të shfaqet edhe në festivalin e ‘Eurovision’, i cili do të mbahet në datat 14 dhe 18 maj në Izrael.