NUK DO TË JETË PJESË E “SPICE GIRLS”/ Victoria Beckham ka një mesazh për anëtaret e grupit (FOTO) – AlpeGossip
NUK DO TË JETË PJESË E “SPICE GIRLS”/ Victoria Beckham ka një mesazh për anëtaret e grupit (FOTO)

NUK DO TË JETË PJESË E “SPICE GIRLS”/ Victoria Beckham ka një mesazh për anëtaret e grupit (FOTO)

Përpara se ikona e modës, Victoria Beckham, të ishte një biznesmene, ajo këndonte si anëtare e grupit “Spice Girls”. Pas shumë sukseseve që korrën në këtë fushë, grupi u shpërnda dhe secila prej tyre filloi një jetë të re të shkëputur nga muzika.
Megjithatë duket se pasioni nuk është shuar kurrë. Pak kohë më parë vajzat e grupit dhanë lajmin e mirë se shumë shpejt do të rikthehen për të nisur turneun e tyre muzikor. Pas kësaj të gjithë i kthyen sytë tek Victoria për të ditur nëse ajo do të jetë pjesë ose jo. Përgjigjen e ka dhënë biznesmenia nëpërmjet një postimi të ndjerë në ‘Instagram’ ku ju shpreh publikisht urimet vajzave të tjera.
“Sot është një ditë e veçantë për vajzat sepse ato kanë publikuar datat e para të turneut të tyre muzikor, që kur kemi performuar së bashku në vitin 2012. Unë nuk do të bashkohem me vajzat e mia në skenë përsëri, por duke qenë në ‘Spice Girls’ ishte një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetës sime. U uroj atyre shumë dashuri dhe argëtim në turneun që nis vitin tjetër. Unë e di se ato do të bëjnë një shfaqje të mahnitshme dhe fansat më besnikë do të kalojnë kohë të jashtëzakonshme”,- shkruan ajo.
Victoria tanimë ka një jetë familjare dhe profesionale për t’u admiruar dhe duket se vendimi për të mos kënduar më lidhet me to.