NË AMSTERDAM/ Priyanka Chopra u shfaq e veshur si nuse në festën e beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
NË AMSTERDAM/ Priyanka Chopra u shfaq e veshur si nuse në festën e beqarisë (FOTO)

NË AMSTERDAM/ Priyanka Chopra u shfaq e veshur si nuse në festën e beqarisë (FOTO)

Okej, Priyanka Chopra e ka marrë shumë seriozisht festën e beqarisë dhe e ka ndarë mendjen, do vishet vetëm me të bardha. Aktorja e njohur ndodhet në Amsterdam së bashku me mikeshat e saj më të mira, për pjesën e dytë të festës së beqarisë.

Chopra mahniti e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër i ndërthurur me fije argjendi. Ndërkohë që pjesa e dytë e fustanit, ishte pëlhura e gjatë e thurur vetëm me pupla dhe copën e tejdukshme. Përpara aparatit, e fejuara e Nick pozonte si një diva e veshur me peliçen bardhë, ndërsa shoqërueset e saj kishte zgjedhur të visheshin në ngjyrë të kuqe.

Kjo është hera e dytë që Priyanka Chopra shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë, pasi javën e kaluar zgjodhi një fustan nusërie të markës Marchesa në festën e beqarisë, frymëzuar nga filmi “Breakfast at Tiffany’s”.