QENKEMI GABUAR GJATË GJITHË KOHËS!/ Tayna nuk e ka me gocat, e ka me… – AlpeGossip
QENKEMI GABUAR GJATË GJITHË KOHËS!/ Tayna nuk e ka me gocat, e ka me…

QENKEMI GABUAR GJATË GJITHË KOHËS!/ Tayna nuk e ka me gocat, e ka me…

Tayna bëri shumë bujë. Aq shumë, sa në pak muaj arriti rreth gjysmë milioni ndjekës në Instagram. Sigurisht, pati efektet e veta anësore, si për shembull aludimet se çdo këngë e saja është diss për dikë, veçanërisht, diss për një tjetër repere. Në një instancë, këto aludime ishin të drejta, por në shumë të tjera, jo.

 ‘Nuk ka të bëjë me asnjë vajzë, kënga “Fake” është komplet për djemtë. Kur e kam nxjerrë, e kam bërë për një arsye. S’bëj asgjë pa arsye.

Duke parë që ka shumë pak femra që këndojnë këtë zhanër, prej pak kohësh, konkurrenca e meshkujve jam unë dhe të tjera si unë. Doja që të djemtë të ndiheshin pak të kërcënuar, të xhelozonin pak, por askush s’e ka shfaqur haptazi,” tha Tayna në një intervistë.

Vihet re dhe në tekstin e “Fake”, mjafton t’i hedhësh një sy. Që në fillim, Tayna thotë:

“Fyti gjith um dhem se/Un flowin e kom sick /Jom ma burr se ti /Me incoming sa this dick”.

Strofën tjetër tregohet akoma më e drejtpërdrejtë, duke thënë:

“Osht shum let mu shit gangster /Kur ty krejt ti ka ba babi /Femën krejt i mrriva vet /Me dy kong mushet club-i .”

Në pak minuta, mund të listojmë me dhjetëra reperë, e ndoshta një dorë repere. S’është e habitshme që reperët shqiptarë nuk e ndjejnë konkurrencën e Tayna-s, sado e suksesshme të jetë ajo. Edhe në tregje të mëdha muzikore, si ai amerikan, Nicki Minaj ishte e vetme në fron, deri kur u shfaq Cardi B.

Për një arsye të panjohur, gratë konkurrojnë me gratë dhe burrat me burrat.

“Puna jonë e vetme si artistë ështe është të publikojmë muzikë, të argëtojmë publikun, të tregojmë talentin tonë. Publiku vendos kush është më i mirë, kush është i pari, kush është i suksesshëm dhe kë do të ndjekë,” shton dhe i jep fund diskutimit Tayna.