“E BËRE PËR SHOQËRINË?” Debati Kristi-Luiz: Riparove lojën tënde! – AlpeGossip
“E BËRE PËR SHOQËRINË?” Debati Kristi-Luiz: Riparove lojën tënde!

“E BËRE PËR SHOQËRINË?” Debati Kristi-Luiz: Riparove lojën tënde!

Me debate të forta u shoqërua mbrëmja e kaluar mes Luizit dhe Kristit. Këtij të fundit i mbeti qejfi me Luizin, pasi më parë ata kanë qenë miq, ndërsa tani që u futën banorët e rinj, ai ndryshoi.

Luizi i tha Kristit se ai e ka treguar shoqërinë me të kur doli në nominim me Armaldon. Ai shtoi se Kristi do e tregoi shoqërinë, kur ai të dalë në nominim me të dhe Dean.

Aty do shihet tha Luizi, nëse Kristi do e lë lojën mënjanë për shoqërinë apo jo. Kristi u shpreh se një shok, nuk të fut në tualet vetëm në kuadër të lojës dhe një shok nuk të shan siç Luizi ka bërë në fillim me të.

Luizi u shpreh se në fillim Kristi e ka sharë shumë atë. Ky i fundit tha se e ka sharë injorant, pasi si i tillë sillej.