Gaz Paja: Nuk kam konkurrentë në ‘Portokalli’, më ka marrë malli për Besin – AlpeGossip
Gaz Paja: Nuk kam konkurrentë në ‘Portokalli’, më ka marrë malli për Besin

Gaz Paja: Nuk kam konkurrentë në ‘Portokalli’, më ka marrë malli për Besin

Ai është një nga emrat më të dashur të humorit shqiptar, pasi personazhet që ka sjellë në “Portokalli” janë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Në një intervistë për “Lart e Poshtë” Gaz Paja ka treguar shumëçka rreth karrierës së tij, si dhe projekteve aktuale në teatër. Së fundmi ai ka interpretuar në shfaqjen “Darka e Lamtumirës”, krah aktorëve Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj.

Po sa i takon konkurrencës në Portokalli, a ka Gaz Paja konkurrentë brenda spektaklit të humorit?!

“Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër ai ka pohuar se ka shumë pak miq brenda show-t të humorit dhe se i mungon ish kolegu i tij, Bes Kallaku.

“Tashmë janë shumë pak. Për Besin më ka marrë malli”, ka thënë Paja.