LUANA VJOLLCA DHE BLENDI FEVZIU BËHEN BASHKË/ Aktorë në filmin e Bes Kallakut (FOTO) – AlpeGossip
LUANA VJOLLCA DHE BLENDI FEVZIU BËHEN BASHKË/ Aktorë në filmin e Bes Kallakut (FOTO)

LUANA VJOLLCA DHE BLENDI FEVZIU BËHEN BASHKË/ Aktorë në filmin e Bes Kallakut (FOTO)

Bes Kallaku na paralajmëroi se do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe me sa duket ka të drejtë!

Kjo pasi kemi mësuar se pjesë e kastit të filmit të tij më të ri, do të jenë dy personazhe të njohur për shqiptarët.

“Xing.al” shkruan se bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe Blendi Fevziun, të cilët do të aktrojnë për herë të parë në këtë film komedi.

Në një intervistë për “Mirage”, Bes Kallaku tha se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit komik, të cilin e ka shkruar vetë dhe ka punuar personalisht me të gjithë projektin.

“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”.

Besi tha se pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.

Vetë Besi do të vijë si aktor kryesor përveçse si skenarist dhe regjisor. Ai do të luajë personazhin e  skifterit, hajdutit të famshëm.

Xhirimët e filmit pritet të nisin këtë muaj!