Justin Bieber, çun zakoni! Zbulohet biseda private me të atin e Hailey-t përpara propozimit – AlpeGossip
Justin Bieber, çun zakoni! Zbulohet biseda private me të atin e Hailey-t përpara propozimit

Justin Bieber, çun zakoni! Zbulohet biseda private me të atin e Hailey-t përpara propozimit

Stephen Baldwin ishte më shumë se i lumtur për t’i dhënë leje Justin Bieber të propozonte vajzën e tij. Një burim konfirmoi për “E! News” se 24-vjeçari kishte kërkuar bekimin e të atit të Hailey-t , disa javë përpara se të ulej në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij.

“Stephen ishte shumë entuziast për t’i dhënë bekimin e tij Justin. Ai është shumë i lumtur” – tregoi burimi.

Ishte Stephen, ai që prezantoi për herë të parë vajzën e tij me këngëtarin e hitit “Sorry”, gjatë shfaqjes “Today Show”, kur ata ishin vetëm adoleshentë.

 

Ndërkohë, Justin dhe Hailey shfaqen shumë të dashuruar. Ata u fotografuan gjatë pushimeve romantike në Bahamas nga “E! news”, teksa udhëtonin me varkë.