"ÇDOKUSH TALL B*THËN ME LEKËT E MAMIT"/ Armela ja mbyll gojën fanses me përgjigjen (FOTO) - AlpeGossip
“ÇDOKUSH TALL B*THËN ME LEKËT E MAMIT”/ Armela ja mbyll gojën fanses me përgjigjen (FOTO)

“ÇDOKUSH TALL B*THËN ME LEKËT E MAMIT”/ Armela ja mbyll gojën fanses me përgjigjen (FOTO)

Prej disa kohësh është larguar paksa nga vëmendja e mediave, por Armela e “Big Brother” vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale dhe fotot e postimet e saj tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve.

Në foton e fundit Armela shfaqet me kurorë në kokë dhe shkruan se është vetë mbreti. Mirëpo një prej ndjekësve i komenton: “Të gjithë dinë të jena mbreta kur sponsorizohen nga të tjerët”.

Armela i ka kërkuar ndjekëses t’ja thotë më qartë shqetësimin që ka dhe ajo i ka shkruar ish-banores: “Shqetesimi im esht si nuk ju pash njeher ju pjeshkat e instagramit te jepni nje mesazh qe vlen per te rinjt qe ju ndjekin. Sidomos ato qe nuk i kan mundesit financiare qe prindi mund tet ket dhen ty. Cdokush esht i zoti te talli bythen me leket e mamit, po nuk esht se shpalos ndonje vler, thjesht dekurajon ca vajza te tjera qe ne vend qe te punojn per ti plotsuar vetes deshirat, ndjejn presion dhe zgjedhin rruge te tjera me t shpejta dhe t gabuara per t arritur mireqenien e “vipeve” si ti”.

Mirëpo ish-banorja nuk ja ka përtuar sërish duke iu përgjigj: “Mendoj se eshte ceshtje kendveshtrimi. Dikush thote qe do punoje fort per te arritur ambiciet e veta, dikush eshte dembel qe do piqet nje dite, etj. Ceshtje kohe kam pershtypjen. As une nuk kam arritur me te miren time. Prandaj boll me urrejtje dhe më lër rehat”.