“TË KAM FRYMËZIM”/ Jul Deda i bën dedikimin prekës “shokut” më të mirë – AlpeGossip
“TË KAM FRYMËZIM”/ Jul Deda i bën dedikimin prekës “shokut” më të mirë

“TË KAM FRYMËZIM”/ Jul Deda i bën dedikimin prekës “shokut” më të mirë

Në familjen e aktorit të humorit Jul Deda sot festohet 10-vjetori i lindjes së Mateos, më të voglit të familjes.

Mes surprizave që prindërit kanë rezervuar për të, ra në sy edhe një urim i ndjerë nga i ati. Me gjithë krenarinë dhe lumturinë e një babai, aktori ka zgjedhur fjalët më të bukura për të birin.

“Sot është dita jote kampion.

Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘O baaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”,-ka shkruar Juli.

Me pak humor dhe shumë dashuri, Juli ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndarë emocionet me të gjithë ata që e ndjekin në ‘Instagram’. Aktori i njohur është baba edhe i një vajze më të rritur.