E PABESUESHME/ Reperi i njohur amerikan kopjon ”TIME CAPSUL”-in e Capital T-së – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Reperi i njohur amerikan kopjon ”TIME CAPSUL”-in e Capital T-së

E PABESUESHME/ Reperi i njohur amerikan kopjon ”TIME CAPSUL”-in e Capital T-së

Prej një muaji reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, ka njoftuar për koncertin që do të mbajë ditën e nesërme në sheshin ‘Nënë Tereza’ . Ky koncert ka qenë ëndrra e tij që në fillimet e karrierës dhe reperi ka punuar shumë për ta realizuar.

Koncerti quhet ‘Time Capsule’ për shkak se këngët që Capitali do të këndojë në koncert janë që  prej fillimeve të karrierës së tij, pra do të jetë një ‘udhëtim në kohë’. Reperi po ashtu ka vendosur që ditën e nesërme t’i surprizojë fansat dhe me këngë që ende nuk janë  lançuar.

Përveç Capitalit, një tjetër reper ka realizuar një projekt me të njëjtin emër ‘Time Capsule’, vetëm se projekti i tij është një album dhe jo koncert. Bëhët fjalë për reperin e njohur amerikan Ja Rule, i cili është në punë e sipër për albumin e tij. Reperi ka ndarë në rrjete sociale emrin e projektit duke ndezur kureshtjen e të gjithëve.