Luana Vjollca, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë! Publikon këngën popullore me Bujar Qamilin! (VIDEO) – AlpeGossip
Luana Vjollca, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë! Publikon këngën popullore me Bujar Qamilin! (VIDEO)

Luana Vjollca, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë! Publikon këngën popullore me Bujar Qamilin! (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, moderatorja e njohur Luana Vjollca sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mi dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me këngëtarin shkodran Bujar Qamili.

Luana ka zgjedhur të vijë këtë sezon veror me një këngë të ritmeve popullore. Këngët hit ndër vite të këngëtarit shkodran, janë risjellë në versionin remix së bashku me Luanën.

Më herët, Bujar Qamili është shprehur në një intervistë për “Thumb” se sikleti i tij më i madh është veshja që do të kenë gjatë xhirimeve të videoklipit.

“Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s’po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra”,- është shprehur Bujar Qamili.

Epo nga pamjet duket se të dy janë veshur mëse korrekt, edhe Luana shfaqet rrëzëllitëse me një “crop top” ngjyrë të verdhë dhe një fund të gjatë në ngjyrë jeshile, ku sigurisht ekspozohen këmbët e saj të gjata.

Gjatë verës, priten të publikohen edhe dy videoklipe të reja mes Bujar Qamilit dhe Luana Vjollcës.