Që të shtunën vonë katër nga banorët e “Big Brother VIP2” ndodhen në “burg”. Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri, Olta Gixheri dhe Krist Aliaj, janë dënuar nga Vëllai i Madh pasi herë pas here kanë folur hapur për nominimet, diçka që është shumë e ndaluar.
Teksa Kiara Tito dhe Nita Latifi shkuan për të folur me të ‘burgosurit’ përmes murit, Luizi u thotë atyre që të protestojnë.
Madje Olta i thotë Ejllit që t’u thotë vajzave që të rrinë pa folur, në mënyrë proteste që të dalin 4 banorët.
Luizi tha fillimisht se kishte një ide që të bënin dush dhe dilte uji nga vendi ku qëndrojnë. Por Olta i tha se do i thoshin që ta hiqnin me leckë dhe si pasojë ra poshtë kjo ide.