Anxhelina Hadërgjonaj është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar e sidomos gjatë kohës së fundit e cila po na shfaqet me poza provokuese.
Ajo ka shkëlqyer në evenimentin ODA në Tiranë, ku ishin të pranishme shumë bukuroshe shqiptare.
Për këtë ngjarje, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, i cili vende-vende ishte transparent.
Natyrisht se dukja e saj u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë dhe i kanë kushtuar vëmendje fustanit të zgjedhur nga Anxhelina.
Fustani njihet si ‘Argentina Gown’ dhe është pjesë e koleksioneve të dizajnerit Walter Mendez.
Në faqen e këtij dizajneri, ky fustan e ka çmimin 3.995 dollarë (3.261 euro) shkruan telegrafi.
Në këtë eveniment, Anxhelina është shoqëruar nga Beatrix Ramosaj dhe modelja e njohur Vildane Zeneli.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e përbashkët e tri bukurosheve.