DIKUR U PËRFOL PËR NJË LIDHJE DASHURIE ME NDRIÇIM XHEPËN/ Eva Alikaj flet për skenat erotike në filma para viteve ‘90 – AlpeGossip
DIKUR U PËRFOL PËR NJË LIDHJE DASHURIE ME NDRIÇIM XHEPËN/ Eva Alikaj flet për skenat erotike në filma para viteve ‘90

DIKUR U PËRFOL PËR NJË LIDHJE DASHURIE ME NDRIÇIM XHEPËN/ Eva Alikaj flet për skenat erotike në filma para viteve ‘90

Aktorja e njohur Eva Alikaj ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’, ku foli për projektin e saj më të fundit që do të shfaqet në Art Turbina.

Gjithashtu ajo u kthye pas në kohë dhe rrëfeu shumë sekrete nga karriera e gjatë si aktore.

Eva ndër të tjera ka treguar dhe se çfarë marrëdhëniesh ruan me aktorin Ndriçim Xhepa pasi dikur janë përfolur për një lidhje dashurie.

‘Jemi miq dhe kolegë të mirë. Ka qenë një aktor shumë i mirë. Ndriçimi nuk më ka mbështetur në karrierën time artistike’, tha ajo.

Më tej Alikaj është shprehur se skenat erotike apo puthja në film para viteve ‘90 paragjykohej shumë dhe se ishte vetë ajo që nuk donte të realizonte skena të tilla në film.

‘Paragjykohej dhe e ndaluar ishte më duket se nuk merresha me politikën unë merresha me botën time. Unë nuk doja vetë jo sepse ishte e ndaluar’, përfundoi aktorja.

79495790_10156455452077680_2122841311793905664_n.jpg