“E KAM PIKË TË DOBËT”/ Moderatorja shqiptare qan në emision (FOTO) – AlpeGossip
“E KAM PIKË TË DOBËT”/ Moderatorja shqiptare qan në emision (FOTO)

“E KAM PIKË TË DOBËT”/ Moderatorja shqiptare qan në emision (FOTO)

Moderatorja e “E diell” dhe blogerja nga Kosova Argjira Spanca, ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës Argjira tregoi se është përshtatur shumë mirë me jetën e re në Tiranë dhe se ka krijuar edhe shumë miq.

Argjira tregoi se fundjavat i kalon me të ëmën e cila e viziton shpesh. Moderatorja u shpreh se e ka pikë të dobët mamanë dhe nisi të qante sapo foto e saj u shfaq në ekran.

“Me mamin jam shumë e lidhur, për shkak se kur kam qenë në moshën 10-të vjeçare, babi ka nderruarjetë dhe jeta na ka lidhur shumë. Mamin e kam shumë pikë të dobët. Sa herë flas për të emocionohem. Edhe pse ndonjëherë zihemi si dy motra, unë prapë nuk mundem pa të. Mamin e kam kritikuesen më të madhe”, u shpreh e përlotur Argjira.