NA KA SHPËTUAR! Në klipin “Rio” të Ledrit ishte edhe e dashura e tij por askush nuk e vuri re (FOTO) – AlpeGossip
NA KA SHPËTUAR! Në klipin “Rio” të Ledrit ishte edhe e dashura e tij por askush nuk e vuri re (FOTO)

NA KA SHPËTUAR! Në klipin “Rio” të Ledrit ishte edhe e dashura e tij por askush nuk e vuri re (FOTO)

Prej gati dy vitesh Ledri Vula po jeton një histori dashurie me bukuroshen Sara Hoxha. Reperi ka preferuar të mos flasë për këtë lidhje, por ishin mediat ato që e zbuluan ndërsa Sara rrallëherë ka publikuar foto me të.

Pak ditë më parë Ledri publikoi këngën e tij më të re “Rio” ku modele në klip ishte Lorena Haliti. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto gjatë xhirimeve të klipit dhe “Iconstyle” ka vërejtur se në sheshxhirim ndodhej edhe Sara.

Në foton e publikuar nga Lorena, Sara shfaqet me të njëjtën veshje që ka postuar vetë në rrjete sociale.

Siç duket lidhja e tyre është konsoliduar dhe Sara e shoqëron Ledrin edhe në xhirimet e videoklipeve.