Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë shumë të komentuar në media pas thashethemeve për një lidhje mes tyre. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel. Ndonëse Albi u shpreh se ndodheshin atje për punë, thashethemet vazhduan e madje u tha se dyshja do e zyrtarizonin lidhjen. Albi dhe Alba janë të ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku së bashku me të ftuarit e tjerë janë bërë pjesë e disa lojërave shumë interesante. Në një prej tyre ato duhet të mbushnin gojën plot me ëmbëlsira marshmallow (sfungjer të ëmbël) dhe të këndonin një këngë.
Kur erdhi radha e Alba Hoxhës, balerina e pati shumë të vështirë pasi Albi Nako e bënte gjatë gjithë kohës për të qeshur. Madje në një moment koreografi i tha: “Sa e bukur që je aman, tamam të marrësh për burrë”, duke shkaktuar shumë të qeshura.















![Shtatzënë në skenë, Laura Nezha zbulon sikletin që hoqi dhe publiku nuk e kuptoi. Mësojeni tani! [VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/lauranezhafotoimasgj-400x215.jpg)