Gerta e Big Brother mbetet një nga ish-banoret më të komentuara në media që prej përfundimit të reality show-t të famshëm. Prej 2 vitesh Gerta jeton në Norvegji me partnerin e saj me të cilin tashmë bën video në Youtube ku tregon për jetën e tyre dhe argëton ndjekësit me lojëra.
Në janar të këtij viti, Gerta u rikthye në Shqipëri dhe ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku foli për jetën në Norvegji dhe planet për martesë.
Video e intervistës së saj ka arritur mbi 200 mijë shikime në Youtube dhe Gerta e ka postuar në Instastory me një mbishkrim ku thumbon këngëtarët.
“Prisni një minutë çfarë? Intervista ime ka më shumë shikime se disa këngëtarë të famshëm”, shkruan Greta.