Të hijshëm, seksi, simpatikë e tërheqës! Kush janë burrat e famshëm shqiptarë që do i vidhnin zemrën çdo gruaje (FOTO) – AlpeGossip
Të hijshëm, seksi, simpatikë e tërheqës! Kush janë burrat e famshëm shqiptarë që do i vidhnin zemrën çdo gruaje (FOTO)

Të hijshëm, seksi, simpatikë e tërheqës! Kush janë burrat e famshëm shqiptarë që do i vidhnin zemrën çdo gruaje (FOTO)

Televizioni shqiptar është i mbushur me vajza, gra e meshkuj të bukur, të pashëm e seksi. Të gjithë mundohen që të kurohen deri në detaje, të vishen mirë dhe të kenë një paraqitje sa më të denjë aq më tepër kur kanë statusin e personazhit publik. Sot ne duam t’ju flasim për ata burra që edhe pse nuk janë më edhe aq të rinj e të freskët si dikur, vazhdojnë të mbeten figura tërheqëse, seksi , simpatikë të cilat kur i sheh arrin ti klasifikosh në grupin e meshkujve më tërheqës e që do të sfidonin padiskutim edhe çdo të ri.

Dukagjin Lipa

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa nëse e sheh njëherë të vetme në një foto është e sigurt që kurioziteti do ju shtyjë(sidomos ju vajzave) që të shihni edhe njëherë, edhe njëherë (edhe disa njëherë të tjera) fotot në rrjetet e tij sociale. Ai është tërheqës, një mashkull që kujdeset për trupin e tij e që arrin të vjedhë shumë zemra vetëm edhe me një buzëqeshje. Jo më kot mediat e huaja e kanë quajtur gjithashtu një nga baballarët më seksi gjë për të cilën padiskutim ka përkëdhelur sedrën e tij. Nëse për gratë përdoret termi “MILF” (Mom I’d Like to F*ck) termi për versionin mashkullor i shkon patjetër edhe Dukagjinit.

Oni Pustina- 48 vjeç

Oni Pustina është fenomeni i momentit. Pjesëmarrja e tij në videoklipin e fundit të Jonida Maliqit, “N’errësirë” mund të themi se ishte gjëja më e mirë që mund të prisnim prej tij.

Në 3 minuta e gjysmë Oni na bëri që të fiksoheshim me të, me format e tij dhe pamjen e një burri që pavarësisht moshës të tërheq po aq e ndoshta edhe më shumë se një djalosh. Meshkujt priren të jenë më tërheqës në 30 vitet e para të jetës në një kohë që pas dekadës së tretë duket se mbiemri “simpatik” apo “seksi” fillon edhe zbehet disi, këtu po flasim për shumicën. Shpesh për gratë përdoret shprehja se me vitet zbukurohen edhe më shumë ndërsa mund ta themi me plot gojën se po e njëjta gjë vlen edhe për Pustinën. Ndoshta janë efektet e videos, të montazhit që të bëjnë të dukesh ndryshe; më tërheqës, më i bukur ama është e sigurt që këngën e Jonidës jo vetëm do e dëgjoni por edhe do e shikoni shpesh.

Ylli Manjani- 48 vjeç

E keni parë ndonjëherë Ylli Manjanin si mashkull e jo si politikan? Ja ku po ju themi që ta shihni njëherë. Gjëja që të tërheq menjëherë në kontaktin e parë tek Manjani është ngjyra e syve. Një mashkull serioz me ngjyrën a kalter të syve është gjithnjë tërheqës aq më pak me tiparet e tjera të tij, mënyrën si komunikon apo qëndrimin. Imagjinojeni për pak minuta jashtë profilit të politikanit, si një burrë i thjesht ndoshta pak “bad boy” dhe e dimë që do na jepni të drejtë: Ylli Manjani është shuumë tërheqës!

Blendi Fevziu- 49 vjeç

Le ta pranojmë tashmë të gjitha: gratë vdesin për Blendi Fevziun. Këtu nuk po flasim për “nonat” që ndjekin emisionin e tij por për gratë dhe vajzat e reja. Blendi ka fiks profilin e një Grei që do të dëshironim të gjithë (pa përfshirë ato hijet) të mashkullit punëtor, të fortë, të ngritur në karrierë, që ka një famë dhe respekt të madh nga populli në masë, por që shijon jetën, bën udhëtime kudo në botë, njeh kultura të reja (dhe sikur të kishte dhe një shoqëruese si puna jote eh sa mirë do të ishte). Shkurt e qartë Blendi jo vetëm që është tërheqës por do të ishte një i dashur ëndrrash.

Hashim Thaçi-50 vjeç

Hashim Thaçi është një nga ata 50 vjeçarë që arrin ti respektosh por në një farë mënyre edhe ti simpatizosh. Karriera e tij e gjatë në politikë në një farë mënyre të lë pak në hije e të pengon ta shohësh ndryshe por nëse i “heq” kostumin e zyrtarit dhe fjalorin politik, Hashimi jo vetëm që është tërheqës por zgjedhja ideale me të cilin mund të pish një gotë verë në mbrëmjen e një të shtune.

Aleksandër Frangaj – 50 vjeç

Aleksandër Frangajn mundësitë e vetme ku mund ta shohësh janë ose fotot që mediat publikojnë ose rastet kur është i ftuar tek Blendi Fevziu. Ama ja që këto pak raste të japin mundësinë që ti ti japësh një “tick” të madh prezencës së tij mashkullore dhe mendjes inteligjente të një biznesman-i. Ky është një mashkull që të tërheq fizikisht pavarësisht moshës së tij.

Arian Çani- 50 vjeç

Dhe kësaj liste nuk mund t’i mungonte kurrsesi çuni më simpatik dhe më i pakrahasueshëm deri tani me asnjë në këtë listë, Arian Çani. Që prej ditës që Çani humbi në peshë padiskutim që fanset e tij u shtuan edhe pse shumë nga vajzat do të dashuroheshin thjesht dhe vetëm me tipin e tij. Çani jo vetëm që është tërheqës por pa një e pa dy siç thotë një shprehje shumë pak femra do ta refuzonin!

Edi Rama- 54 vjeç

Ai është kryeministër por së pari është artist. Le ta pranojmë se Shqipëria është me fat që ka si Kryeministër një burrë seksi si Edi Rama. Mos paragjykoni, e gjithë analiza po bëhet bazuar mbi moshën e tyre. Ai ka shpirtin e një artisti, vendosmërinë e një kryeministri, gjatësinë e një basketbollisti dhe shikimin e mprehtë që do ulte poshtë çdo grua.

Artan Imami- 57 vjeç

Artan Imami dhe prezenca e tij skenike nuk lënë fjalë për lidhëzën “por”. Ai padiskutim është një nga meshkujt më të pashëm në Shqipëri edhe pse mban 57 vite mbi supe. Ka shumë vajza që janë dashuruar me aktrimin e me shpirtin e tij artistik por që plotësohen plotësisht me fizikun dhe qëndrimin e tij. Edhe për ju që mendoni ndryshe nuk pranojmë kundërshtime.

Timo Flloko- 70 vjeç

Timo Flloko nuk ka vetëm dashurinë e Verës por edhe “sytë me zemra” të gjitha grave sa herë e shohin dhe dëgjojnë. Ai është burri ideal që do të donte çdo grua, i hijshëm në pamje, dashnor i përkryer, mik për kokë dhe burrë që me një fjalë të vjedh direkt zemrën. Padiskutim me gjithë këto elementë një 70-vjeçar si ai nuk mund të mos jetë tërheqës.

Viktor Zhusti- 76 vjeç

I fundit por më i rëndësishmi dhe goditës zemrash është Viktor Zhusti. U deshën pak puntata të “Dancing With The Stars” që të na bënin që të binim në dashuri me fgurën e Viktorit ose Alberit të “ Shi në plazh”. Mënyra e artikulimit të këtij artisti, thinjat që tregojnë fisnikëri të pamatë e bëjnë Viktorin që pavarësisht 76-viteve mbi supe të të duket më tërheqës se një djalosh./Blitz.al/