“Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”! Çfarë ndodhi mes Çanit dhe Anxhela Peristerit?! – AlpeGossip
“Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”! Çfarë ndodhi mes Çanit dhe Anxhela Peristerit?!

“Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”! Çfarë ndodhi mes Çanit dhe Anxhela Peristerit?!

E ftuara e radhës ne emisionin “Zone e lire” ishte këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri.

Teksa do të promovonte këngën e saj në versionin anglisht “E çmendur “, moderatori Arjan Cani nuk ngurroi ta pyeste rreth Greqisë, ku këngëtarja ka jetuar për disa vite.

Anxhela i shpjegoi Çanit se nuk është e apasionuar pas arkitekturës sesa është pas stilit të jetesës se një vendi.

Por papritur këngëtarja ka bërë një kompliment gazetarit të njohur, që e ka çuditur edhe vet këtë të fundit.

“Je bërë shumë i bukur sot“, komplimentoi Anxhela, Çanin.

“Po gënjen, i tha ai, unë kam edhe thinja“.

“Meshkujt me thinja janë më sharmantë“, tha Anxhela.

“Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio. Tani çfarë duhet të bëj unë, të ngrihem të të puth sipas traditës?”