Ermal Meta ndez skenën e sheshit “Skënderbej”, pritet me ovacione nga mijëra spektatorë (VIDEO) – AlpeGossip
Ermal Meta ndez skenën e sheshit “Skënderbej”, pritet me ovacione nga mijëra spektatorë (VIDEO)

Ermal Meta ndez skenën e sheshit “Skënderbej”, pritet me ovacione nga mijëra spektatorë (VIDEO)

“Mezi pres. Ju dua shumë”. Këto kanë qenë fjalët e para të Ermal Metës për koncertin, i cili ka nisur prej orës 20:00 në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, ndërsa konfirmonte ardhjen në Tiranë një muaj më parë. E para në skenë performoi Marsela Çibukaj, ndërsa pas saj u ngjit rokeri që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, Eugent Bushpepa i cili është pritur me ovacione nga mijëra spektatorë të pranishëm.

Ermal Meta ka filluar koncertin e tij në sheshin “Skënderbej” që është i mbushur plot nga publiku shqiptar.

Ai e ka nisur me këngët e tij italiane, por nuk dihet nëse do bëjë ndonjë interpretim të këngëve shqiptare.

I veshur me xhaketë gold dhe me këmishë, Ermali po dhuron emocione për shqiptarët.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ishte në konferencë ku rrëfeu për jetën e tij personale dhe për këngët që do të sjellë në vazhdim. Ai tha se ka shkruajtur disa këngë shqip, por duhet t’i studiojë mirë për ti publikuar.

 

LIVE nga Sheshi Skënderbej në #OraeSuperMuzikes me Ermal Meta dhe Erion Veliaj #Tirana3VjetNdryshim

Gepostet von Erion Veliaj am Freitag, 1. Juni 2018