Çfarë HUMBËT nga eventi i Alketa Veisiut! Modelja RRËZOHET KEQ gjatë… (VIDEO e siguruar nga AlpeNews) – AlpeGossip
Çfarë HUMBËT nga eventi i Alketa Veisiut! Modelja RRËZOHET KEQ gjatë… (VIDEO e siguruar nga AlpeNews)

Çfarë HUMBËT nga eventi i Alketa Veisiut! Modelja RRËZOHET KEQ gjatë… (VIDEO e siguruar nga AlpeNews)

Mbrëmjen e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale keni pasur mundësi të ndiqni sfilatën e organizuar nga Alketa Vejsiu dhe kompania e saj e dekorit për këtë sezon. Është bërë e udhës tashmë që për çdo vit, Alketa preferon të organizojë një sfilatë ndryshe. Këtë herë prioriteti ka qenë më së shumti tek fustanet e realizuara nga atelia e “Class” në Shqipëri si dhe e veshjeve të eventeve për fëmijë.

Të shumtë në numër kanë qenë edhe të pranishmit VIP të cilët janë kombinuar njësoj siç dhe e kërkonte ftesa, në të cilën specifikohej se ngjyrat me të cilat duhet të kombinoheshin të ftuarit ishin ngjyrat “pastel”, “e bardhë” ose “e zezë”.

Në një sfilatë të bërë nga vipat ku mbanin veshur fustanet e nusërisë, një nga vajzat me të bardha është rrëzuar.

Është për të qeshur dhe për të qarë, por vajza ka rënë aq bukur dhe është ngritur menjëherë saqë dukej si e inskenuar.

Për më tepër ndiqni videon e siguruar nga AlpeNews.al.