Aktorja bukuroshe shqiptare, Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe po pret plot emocion të bëhet nënë. Lajmin e konfirmoi vetë Olta pak ditë më parë duke postuar një foto nga pushimet e vitit të kaluar ku shfaqej me partnerin, të cilit ia kishte mbuluar fytyrën duke e puthur e përqafuar.
“Mami dhe babi”, shkruante Olta krah fotos.
Ditën e sotme aktorja ka postuar në Instagram një foto gjatë një udhëtimi me makinë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.
Pak ditë më parë Olta tregoi edhe barkun e rrumbullakosur në një video.
Olta prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj.