ÇFARË KA FYTYRA E KHLOE KARDASHIAN? Këto foto tregojnë dështimin e makijazhit – AlpeGossip
ÇFARË KA FYTYRA E KHLOE KARDASHIAN?  Këto foto tregojnë dështimin e makijazhit

ÇFARË KA FYTYRA E KHLOE KARDASHIAN? Këto foto tregojnë dështimin e makijazhit

Khloe Kardashian u shfaq me një pamje shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim: Me flokët kaçurrel!

Por në fakt nuk ishin vetëm flokët arsyeja që 34-vjeçarja dukej shumë ndryshe, ndërsa mori pjesë dje në festën e 75-vjetorit të aktores dhe këngëtares amerikane, Diana Ross.

Khloe kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të artë, që i tregonte në mënyrën më të mirë linjat e trupit. Por problemi ishte me makijazhin, pasi e kishte transformuar tërësisht, sa e kishim të vështirë ta njihnim.

Gabimi duket se qëndronte te bardhësia e ngjyrës së pudrës dhe te konturimi jo në mënyrën e duhur e fytyrës së 34-vjeçares.

Madje këto gabime e bënin Khloe-n të dukej më e madhe në moshë, sesa është në të vërtetë.

Epo kjo është fuqia e makijazhit dhe ndoshta Khloe kur të shohë këto foto do të përjashtojë grimerin/en që mori përsipër pamjen e saj.