KUSHTUAR SHKOLLIMIT TË VAJZAVE/ Fondacioni ”Dritan Hoxha” bën realitet ëndrrën e Einxhel – AlpeGossip
KUSHTUAR SHKOLLIMIT TË VAJZAVE/ Fondacioni ”Dritan Hoxha” bën realitet ëndrrën e Einxhel

KUSHTUAR SHKOLLIMIT TË VAJZAVE/ Fondacioni ”Dritan Hoxha” bën realitet ëndrrën e Einxhel

Surprizat nuk kanë fund këtë mbrëmje në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’. Einxhel ka treguar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar.

Ajo ka rrëfyer se edhe çmimi i madh do t’i dedikohet këtij misioni në rast se ajo do të jetë fituesja. Spektaklin e sotëm Einxhel u surpriza pikërisht nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’.

Ky fondacion i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të evidentuar dhe ndihmuar të gjitha vajzat shqiptarë në vështirësi.

E emocionuar, me lot në sy dhe me zërin që i dridhej Einxhel tregoi se tashmë ndihet e përmbushur me një ëndërr që më në fund iu bë realitet.