PAS DALJES NGA “BIG BROTHER VIP”/ Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë – AlpeGossip
PAS DALJES NGA “BIG BROTHER VIP”/ Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë

PAS DALJES NGA “BIG BROTHER VIP”/ Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë

Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj kishin krijuar një raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që tani ato nuk flasin me njëra-tjetrën. Kjo për shkak se Trixa krijoi një lidhje me Donald Veshajn, ish-partnerin e shoqes së Semit.

Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtaret e njohura janë përballur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Kjo për shkak se dy vajzat kanë qenë të ftuara në spektaklin BB VIP, në studio për të qëndruar në panelin e banorëve të eliminuar.

Ajo që u vu re ishte se vajzat janë ulur larg njëra-tjetrës, në dy skajet e panelit. Madje kur Arbana Osmani e pyet në një moment Semin në lidhje me Trixën, pasi e kishte përmendur Ilir Shaqiri në një klip, ajo foli shumë pak por pa dhënë koment të plotë.