I MORI KËNGËN PA LEJE/ Alketa Vejsiu i kërkon falje publike vajzës së kompozitorit të njohur – AlpeGossip
I MORI KËNGËN PA LEJE/ Alketa Vejsiu i kërkon falje publike vajzës së kompozitorit të njohur

I MORI KËNGËN PA LEJE/ Alketa Vejsiu i kërkon falje publike vajzës së kompozitorit të njohur

Mbrëmjen e djeshme Alketa Vejsiu dhe Gëzim Myshketa kënduan në festival një nga këngët më të bukura shqiptare, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe Gjoke Beci. Pas performancës së Alketës dhe Gëzimit, vajza e Feim Ibrahimit, Etrita publikoi një status në Facebook ku i drejtohej Alketa Vejsiut me fjalët: “Zonja Alketa Vejsiu, Se pari, kenga “Rrjedh ne kenge e ligjerime” ka DY AUTORË: FEIM IBRAHIMI dhe GJOKE BECI…!!! Se dyti, kujt i mori leje RTSH-ja per perdorimin e saj??? Se treti, kujt ia paguan RTSH-ja te drejten e autorit, duke qene se atij (ALBAUTOR-it) qe duhet t’ia paguaje, nuk ia paguan per asnje autor dhe per asnje minute muzike te perdorur???”.

Mbrëmjen e sotme Alketa i ka kërkuar falje publike Etrita Ibrahimit duke u shprehur se me këngët e të madhit Feim Ibrahimi, Shqipëria krenohet.

“Dje e kemi mbyllur mbrëmjen me ‘O ku ka si ty o Shqipëria ime’, ‘O ku ka si ti o Kosova ime’, një këngë fantastike. Unë dje kam bërë një lapsus të pafalshëm sepse ne gjithmonë nderojmë këngëtarët dhe harrojmë që më të rëndësishmit e një krijimi muzikor janë kompozitorët dhe autorët e tekstit. Do doja shumë të përshëndesja në mënyrë të veçantë vajzën e kompozitorit Feim Ibrahimit e cila me të drejtë u shqetësua dhe bëri një status të cilit unë publikisht dua t’i kthehem: Babai yt është një pasuri për këtë vend dhe muzika që ai ka lënë është një trashëgimi me të cilën ne mund të krenohemi, nuk është neglizhencë, nuk mund të anashkalohen ata që kanë shkruar të kaluarën, por këtu ka shumë ngarkesë dhe arti i fjalës është një art i vështirë. Kërkoj ndjesë dhe dua me gjithë zemër të përshëndes mënyrën dhe përkujdesjen tënde për veprën e babait tënd, jo vetëm si një vepër që i përket familjes tuaj, por dhe të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Alketa.