I ftuar në “Një kat më lart” ditën e djeshme ishte aktori i njohur i “Apartamentit 2xl”, Visjan Ukcenaj i cili gjatë intervistës pati një telefonatë papritur nga partnerja e tij.
Moderatori ja mori telefonin Visjanit dhe nisi të bisedonte me partneren e tij, Jonën duke e pyetur rreth aktorit.
“Keni plane për ndonjë dasmë apo është shpejt?”, e pyeti moderatori partneren e Visjanit.
“S’e di për dasmë”, ndërhyri aktori ndërsa Jona u përgjigj krejt tjetër. “Afër asaj rruge jemi. Të gjitha avash-avash”, tha ajo.
“I iku fytyra, e di si u bë”, u shpreh moderatori për Visjanin. “Moj ti, unë them s’e di, ti thua drejt asaj rruge”, i tha aktori partneres teksa në studio plasën të qeshurat.