Modelja Amina Shena rrëfen momentet e para të mëmësisë dhe zbulon kuptimin e emrit të vogëlushit: Vendosëm ta… (FOTO) – AlpeGossip
Modelja Amina Shena rrëfen momentet e para të mëmësisë dhe zbulon kuptimin e emrit të vogëlushit: Vendosëm ta… (FOTO)

Modelja Amina Shena rrëfen momentet e para të mëmësisë dhe zbulon kuptimin e emrit të vogëlushit: Vendosëm ta… (FOTO)

Ish-modelja e “Icon Agency” Amina Shena, mbajti në krahë për herë të parë vogëlushin e saj të porsalindur mesditën e 14 qershorit 2018. Amina u bë për herë të parë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jetnis Junior Dollapi.

E kontaktuar nga “iconstyle.al”, Amina tregon ndjesitë e para të mëmësisë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit mesditën e sotme.

“Si mami e re ndihem e lumtur pafund. Bebi erdhi në jetë sot në drekë dhe nuk po ngopem ende me të. Emri Jetnis Junior, është i trashëguar por kemi vendosur ta sjellim pak më modern”- u shpreh modelja Amina Shena, pak orë pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.

Amina tregon se emri Jetnis është trashëguar nga emri i vëllait të partnerit të saj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Tiranë, në gushtin e vitit 2016.

Sakaq, në profilin e saj në “Instagram”, modelja ka ndarë imazhin e parë të vogëlushit, por duke ruajtur privatësinë e tij.

“Bota ime. Jetnis Junior Dollapi. Ndjesia më e bukur në botë” – shkruan ish-modelja e “Icon Agency” përkrah fotos.

Me 4 mars, modelja Amina Shena dha lajmin e ëmbël se ishte shtatzënë, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqeshin një palë çorape për bebat me mbishkrimin “I love Daddy”.

Dhe nuk desh shumë kohë që ish-modelja e “Icon Agency” të pozonte përpara aparatit e të tregonte barkun e rrumbullakosur në muajin e pestë të shtatzënisë, përkrah partnerit të saj Lazy.