Rita Petro tregon ofendimin më të rëndë që mori pas poezisë “Mallkimi i Parë”: Më thanë… (VIDEO) – AlpeGossip
Rita Petro tregon ofendimin më të rëndë që mori pas poezisë “Mallkimi i Parë”: Më thanë… (VIDEO)

Rita Petro tregon ofendimin më të rëndë që mori pas poezisë “Mallkimi i Parë”: Më thanë… (VIDEO)

Dhjetorin e kaluar, Rita Petro u kthye në një nga personazhet më të komentuar në rrjet, pasi publikoi në Facebook poezinë “Mallkimi i Parë”, i cili fliste për marrëdhënien e motrës me të vëllain.

Menjëherë, mjaft emra të njohur e të panjohur për publikun sulmuan Ritën për poezinë që kishte bërë, duke e akuzuar si predikuese inçesti.

E sigurisht, nuk kanë munguar as ofendimet apo mallkimet kundrejt saj.

Rita, e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ka rrëfyer mallkimin më të rëndë që ka marrë për shkak të poezisë.

“Mallkimi më i madh ishte një grua që më shkruante, të hënkshin krimbat! Sikur unë t’i kisha bërë të keqen më të madhe të jetës së saj”, – ka rrëfyer Rita.

Intervistën e plotë të Rita Petros e gjeni në linkun e mëposhtëm.