''DO UA HA GURMAZIN''/ Renato Mekolli tregon se ç'na pret në 'Hell’s Kitchen' - AlpeGossip
”DO UA HA GURMAZIN”/ Renato Mekolli tregon se ç’na pret në ‘Hell’s Kitchen’

”DO UA HA GURMAZIN”/ Renato Mekolli tregon se ç’na pret në ‘Hell’s Kitchen’

Renato Mekollin të gjithë e njohim tashmë si shefin ambicioz e disi të ashpër. Kjo falë ‘Hell’s Kitchen’, një format ku kuzhinierë të ndryshëm garojnë me njëri tjetrin për të dalë vetëm një fitimtar.

Pas një sezoni të suksesshëm, tashmë Renato rikthehet sërish në ‘Top Channel’. Ditën e nesërme ‘Hell’s Kitchen’ do të rikthehet në ekranet tona, dhe mesa kemi kuptuar, do kemi sërish thyerje pjatash.

Përmes një postimi në instagram Renato ka shkruar:”Nesër do më kthehet syri mbrapsht, do më dalin damarët e qafës. Hapet restoranti i “Hell’s Kitchen Albania” nesër, ditë e madhe por kush të lë të gëzohesh. Do ua ha gurmazin fare”,-shkruan ai në rrjetet sociale. Një tjetër sezon me të papritura po vjen.