Si i ka marrëdhëniet Adrola Dushi me ISH-bashkëshortin e saj? Flet për herë të parë modelja simpatike – AlpeGossip
Si i ka marrëdhëniet Adrola Dushi me ISH-bashkëshortin e saj? Flet për herë të parë modelja simpatike

Si i ka marrëdhëniet Adrola Dushi me ISH-bashkëshortin e saj? Flet për herë të parë modelja simpatike

Adrola Dushi prej shumë kohësh është ndarë nga bashkëshorti i saj Adisi por pa sqaruar asnjëherë arsyen apo marrdhënien e tyre pas ndarjes. Ky fakt ka krijuar gjithmonë hapësira për aludime apo edhe faktin se ndoshta ndarja e tyre nuk ka qënë aspak miqësore. Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi Adrola ka rrëfyer se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, aq saqë të gjithë ata që i njohin befasohen.

“Gjithë miqtë që na njohin të dyve thonë uau…Na përgëzojnë pafund pasi kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e kishim këtë marrëdhënie as kur ishim bashkë.
Një marrëdhënie shumë e mirë, pa inate me shumë mirëkuptim. Gjithmonë kur jemi me Troin jemi perfekt, gjithmonë jemi të dy bashkë për Troin. Takohemi të tre, dalim gjithmnë bashkë të tre, është gjë shumë e mirë edhe për mua, edhe për Troin, por dhe për Adisin kjo pjesë.”, është shprehur Adrola.