NUK I DEL INATI ME SHQIPEN/ Elvisi: 30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë – AlpeGossip
NUK I DEL INATI ME SHQIPEN/ Elvisi: 30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë

NUK I DEL INATI ME SHQIPEN/ Elvisi: 30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë

Me siguri ju kujtohet që marrëdhëniet e Elvisit dhe Shqipes në “Për’puthen” nuk u mbyllën mirë dhe ata patën një debat virtual.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- tha Shqipja më herët, e cila mori kundërpërgjigjen e konkurrentit:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”- shkroi Loco.

“Për Shqipen s’kam mendim konkret, s’e kam njohur kurrë nga afër. Po me aq sa e njoha, me aq sa e kam parë nga ekrani bashkë me ju, mendoj se Shqipja ka patur një jetë të vështirë pa shumë mbështetje/afrimitet. Dhe është mësuar me këtë mënyrë jetese, prandaj nxjerr mllef kudo, me këdo. S’do ja merrja personale kurrë një njeriu të vuajtur. Do përpiqesha ta ndihmoja në fakt, nëse do kisha diçka në dorë.”- shkroi ai më vonë në InstaStory, fjalë të cilat u dukën tepër ironike.

Në fakt, atij s’i del inati me ish-konkurrenten dhe së fundmi e ka sulmuar sërish. Pa përmendur emra, Loco ka ironizuar Shqipen e cila ishte dje në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku u përball me Tea Trifonin.

“Ndërkohë në një TV show shqiptar:

-Përshëndetje!

-Përshëndetje!

-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?

-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.

-Po për veten, ç’mund të na thuash?

-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…

-Po ti për vete?

-Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…

-Aha, mir”- ka shkruar Elvisi, i cili ironizon Shqipen që vazhdon të dalë në emisione për të komentuar të tjerët.