“DO JETË MADHËSHTORE…”/ Arjoni dhe Serena flasin për planet e dasmës (VIDEO) – AlpeGossip
“DO JETË MADHËSHTORE…”/ Arjoni dhe Serena flasin për planet e dasmës (VIDEO)

“DO JETË MADHËSHTORE…”/ Arjoni dhe Serena flasin për planet e dasmës (VIDEO)

Arjon Luli, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, publikoi në muajin dhjetor “bombën” e tij, duke treguar se kishte një lidhje jashtë emisionit me konkurrenten Ana Lleshi.

Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto fjalë, por ishte Arjoni ai që publikoi fakte, ndërsa fotoja e tyre në shtrat bëri xhiron e rrjetit.

Për shkak të thyerjes së rregullave, dy konkurrentët u përjashtuan nga “Për’puthen”, ndërsa Ana deklaroi se kishte nisur një proces gjyqësor ndaj Arjonit, duke pretenduar se asgjë s’kishte ndodhur mes tyre.

Procesi gjyqësor s’ndodhi kurrë, ndërkohë që Arjoni nisi një lidhje të re dashurie me Serena Sulën. Së fundmi, dyshja shumë e komentuar në rrjete sociale ishte e ftuar në emisionin “Expuls”, ku rrëfyen më shumë për marrëdhënien e tyre dhe planet e së ardhmes.

Duke qenë se shumë personazhe VIP kanë krijuar së fundmi marrëdhënie të shkurtra vetëm për famë e disa klikime më shumë, një pjesë e ndjekësve ka dyshuar gjithmonë se edhe marrëdhënia e Arjonit dhe Serenës ishte e tillë.

Mirëpo, çifti tregoi se lidhja e tyre nuk është thjesht për famë, duke u shprehur se koha do ta tregojë sa do të zgjasin së bashku.

A po mendojnë për martesë? Serena pohoi se e kanë menduar edhe këtë, megjithatë s’ka asgjë konkrete.

Serena dëshiron një dasmë madhështore me VIP-a, por duket se dita e saj është ende larg. Arjoni u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë plane për të ardhmen, ndaj ka ndërmend t’ia lërë kohës.

Për më tepër, ndiqni intervistën e tyre: