“KY PERSON ËSHTË BËRË PROBLEM PËR MUA DHE…”/ E terrorizuar, Luana tregon si e përndiqte fansi 29-vjeçar – AlpeGossip
“KY PERSON ËSHTË BËRË PROBLEM PËR MUA DHE…”/ E terrorizuar, Luana tregon si e përndiqte fansi 29-vjeçar

“KY PERSON ËSHTË BËRË PROBLEM PËR MUA DHE…”/ E terrorizuar, Luana tregon si e përndiqte fansi 29-vjeçar

Pak ditë më parë u bë e ditur se Luana Vjollca ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës. “Panorama” bën me dije se ai quhet Ajdin Morina, 29-vjeç, dhe e ka përndjekur për afro një vit.

Media në fjalë ka publikuar deklaratën e Luanës para policisë. Moderatorja ka treguar se 29-vjeçari i ka shkuar te vendi i punës, te shtëpia e saj, madje dhe i ka shkruar vazhdimisht mesazhe në e-mail.

Në një prej mesazheve të fundit, ai i ka dërguar një foto të banesës së saj, duke i shkruar: “Për 30 minuta jam aty…”. Mesazhet që 29-vjeçari i ka dërguar moderatores janë terrorizuese dhe ajo është shprehur se ka frikë, si për vete ashtu dhe për familjen e saj.

“Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”. Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht. Jam paraqitur këtu në Polici për të bërë kallëzim penal, siç e pasqyrova më lart, pasi ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar”, ka deklaruar Luana.