SKANDALET SEKSUALE! Kush janë femrat shqiptare që GUXUAN dhe folën: Isha vetëm 12 vjeç kur… – AlpeGossip
SKANDALET SEKSUALE! Kush janë femrat shqiptare që GUXUAN dhe folën: Isha vetëm 12 vjeç kur…

SKANDALET SEKSUALE! Kush janë femrat shqiptare që GUXUAN dhe folën: Isha vetëm 12 vjeç kur…

Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollywood-in vijojnë të prodhojnë krye artikuj gazetash dhe lajme në të gjithë botën.

Por skandale të tilla tashmë nuk janë më një “ekskluzivitet” i aktorëve apo producentëve të famshëm amerikanë. Të tilla ngacmime janë prezentë edhe në kinematografinë, apo muzikën shqiptare por askush deri më sot ka guxuar ti bëj publike.

AlpeNews.al risjell edhe një herë disa nga femrat shqiptare që kanë guxuar dhe folur rreth kësaj teme duke pohuar se kjo gjë ka ndodhur dhe me to.

Eliza Dushku 

Aktorja shqiptare Eliza Dushku është e para shqiptare që e pranoi që ka qenë e ngacmuar seksualisht.

Eliza vetë ka treguar se në moshën 12-të vjeçare ka qenë e ngacmuar gjatë xhirimeve të filmit “True Lies”, nga Joel Kramer.

Tregimi i Elizës është i tmerrshëm. Ajo thotë se edhe sot, 25 vite pasi ka ndodhur ngjarja, e kujton saktë mënyrën se si Kramer e ka mbajtur në prehrin e tij, se si ai ka insistuar që ajo të shkojë në dhomën e tij të hotelit, dhe se si ai është sjellë në mënyrë të mirë me prindërit e saj, që ata t`ia besojnë vajzën atij.

“Hollivudi ka qenë i mirë me mua por Hollivudi ka dështuar të më mbrojë si një aktore e vogël, aktore fëmijë asokohe. Nëpër vite, fansat më kanë treguar se si rolet e mia në filma i kanë ndihmuar ata të jenë dikush në jetë” tregon Eliza në rrjetin e saj social Facebook, aty ku edhe ka treguar rrëfimin e saj.

Joel Kramer ka qenë përgjegjës për sigurinë e Elizës gjatë xhirimit të filmit “True Lies”, me aktoren në një moshë shumë të re.

Eliza thotë se ka ardhur në përfundim që tani ta bëjë të ditur ngacmimin që i ka ndodhur kur ka qenë e vogël, pasi sheh se edhe koleget e saj po e bëjnë të njëjtën gjë.

“Kjo do të më sjellë një qetësim në shpirt, dhe fundin e një stuhie në jetën time” ka shkruar mes tjerash Eliza Dushku, një aktore e njohur në Hollivud.

Roza Lati

Moderatorja e famshme Roza Lati e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ka treguar një histori të saj personale kur punonte në një televizion shqiptar, ku ka pasur ngacmime seksuale nga eprorët.

Gazetarja: A ka ngacmime seksuale në showbizin shqiptar?

Roza: Po mi ka pafund.

Gazetarja: Je ndierë ti e shantazhuar?

Roza: Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”.
Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që cfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar.
Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, skur skishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht cdo regjistrim, cdo xhirim, dhe unë për ti treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakort për tu paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera , bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim.

Ema Andrea 

Gjithashtu dhe Ema Andrea e ftuar në  emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ka pranuar publikisht në emision se e kanë ngacmuar seksualisht. E pyetur nga moderatoret mbi këtë temë se a ka në Shqipëri histori si ato të Hollywood-it, Ema ka treguar publikisht se ajo është një nga ato që e ka përjetuar këtë formë abuzimi.

Po po më kanë ngacmuar seksualisht, më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare më kanë joshur, kanë gjetur një mënyrë. Seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë. A janë hakmarrë? Ah unë ja ku jam kam disa role dhe para më pak por sot i shoh në sy.

Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy. Kërcënime seksuale, abuzime seksuale…kjo gjë nuk mund të bëhet mënyrë pune. Nuk e kanë fajin as femra as meshkujt, por sistemi.

Ina Gjinci

Një tjetër aktore e cila ka folur rreth kësaj teme ishte dhe Ina Gjnçi. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” aktorja Ina Gjonçi ka gjetur guximin të flasë hapur për herë të parë e të tregojë që ngacmimet seksuale janë prezente edhe mes njerëzve të artit.“Këtu ngacmimi është nga të gjitha anët”, shprehet Gjonçi.

Ka aktore shqiptare që e pranojnë që janë ngacmuar seksualisht nga regjisor, producent?

“Po ka”, thekson aktorja.Ky deklarim i aktores Gjonçi ka shkaktuar debat dhe komente të shumta në rrjetet sociale për ngacmime të tilla të cilat kalojnë në heshtje jo vetëm në botën e artit por edhe nëpër institucionet shtetërore shqiptare.

 

Bebe Rexha

Sot është një nga këngëtaret më të njohura, por fillimet e karrierës për Bebe Rexhën nuk kanë qenë të lehta.

Këngëtarja shqiptare ka rrëfyer për herë të parë se ish-producenti i reperit Drake, e ka ngacmuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, kur Bebe Rexha i kishte shkuar në zyrë producentit Detail. Së fundi ai po përballet me akuza për abuzim ndaj dy femrave dhe kjo e ka shtyrë Beben që të tregojë ngjarjen e frikshme në Twitter.

“Më vjen mirë që këto femra folën. Është e frikshme. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola me vrap nga studio”, ka shkruar Bebe për producentin Detail.

Përgatiti AlpeNews.al

Gazetare Kejsi Lama