Më në fund! Pas 3 vitesh RIKTHEHET Jonida Maliqi, sapo publikoi videoklipin e saj të ri – AlpeGossip
Më në fund! Pas 3 vitesh RIKTHEHET Jonida Maliqi, sapo publikoi videoklipin e saj të ri

Më në fund! Pas 3 vitesh RIKTHEHET Jonida Maliqi, sapo publikoi videoklipin e saj të ri

Më në fund! Pas tre vitesh mungesë në tregun muzikor, Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e saj më të ri. Kënga me titull “N’errësirë”, është e zhanrit R&B, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Jonida Maliqi & Tull Productions.

“Do vij aty asgje nuk kam harruar. Une bie ngrihem prap, nuk me ka frikesuar. Te eci s’di une vec vrapoj. Dhe kujtimet do sheroj. Po zbret ti ne stacion te gabuar dhe une kisha asnje faj” – këndon mes rreshtave Jonida, në këngën që në Instagram e ka quajtur “një pjesë e shpirtit tim”.

Videoklipi trajton një romancë mes saj dhe ish-modelit shqiptar Oni Pustina, teksa dyshja shihet duke bërë ecejake buzë detit, apo duke u argëtuar me foto në shtrat. Jonida shfaqet me flokët në ngjyrë çokollatë, ndërsa Oni edhe më sharmant me thinjat e moshës. Ndiqni klipin e shumëpritur.