“Kur im shoq ra në depresion të thellë, unë zbulova qejfin e seksit rastësor” – AlpeGossip
“Kur im shoq ra në depresion të thellë, unë zbulova qejfin e seksit rastësor”

“Kur im shoq ra në depresion të thellë, unë zbulova qejfin e seksit rastësor”

 

Nga jashtë, jam një grua në të pesëdhjetat, lumturisht e martuar, e respektuar. Bashkëshorti im është i mrekullueshëm – bujar, një mik i mirë, baba dhe gjysh fantastik. Jetojmë jetë të rehatshme. Ai është 12 vite më i madh se unë, por s’ka qenë kurrë problem dhe edhe pse seksi na u kthye në rutinë, i qëndrova besnike për thuajse 30 vite.

Tre vite më parë, diçka ndryshoi. Pas disa operacionesh, ai ra në një depression të thellë, që rezultoi në mungesë totale kontakti fizik. U frustrova dhe u dëshpërova, fillova të fantazoja për seks me burra të tjerë. Im shoq udhëton shumë dhe kur ai udhëtonte jashtë shtetit për punë, unë zbulova seksin rastësor.

Ishte zbulesë. U mahnita sa e thjeshtë është për një grua të gjejë dashnorë dhe sa gra bëjnë të njëjtën gjë si unë. Tek faqja online që përdora, kishte shumë herë më shumë gra se burra. Shumica e burrave që kërkonin seks online ishin të pacipë dhe vulgarë, por mund të gjeje disa të këndshëm.

Jam takuar me dhjetë burrave dy vitet e fundit ku tre prej të cilëve i takoj rregullisht: një dotor, një drejtor dhe një gazetar.

Bëj seks të mrekullueshëm me ta dhe jemi bërë miq. Të gjithë kemi vënë jetët në vijë dhe prandaj tregohemi dikretë dhe të kujdesshëm. Puna ime s’ka orare të rregullta dhe kërkon të udhëtoj shpesh, prandaj s’ishte aspak e vështirë për t’u arritur.

Gjithçka rrotullohet rreth kënaqësisë dhe qejfit. Po shijoj seksin që kam dashur gjithmonë. Thjesht shpresoj mos ta marrë vesh kush.