”BËJ ÇFARË TË DUASH, TI SI KATUNDARE JE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”BËJ ÇFARË TË DUASH, TI SI KATUNDARE JE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”BËJ ÇFARË TË DUASH, TI SI KATUNDARE JE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës:

Xhensila Myrtezaj është një personazh tepër i njohur i show-bizit shqiptar. Kjo përshkak të karrierës si këngëtare por dhe gjithashtu sepse është shumë aktive në rrjtet e saj sociale.

Së fundmi, Xhensila ka postuar një foto të sajën ku duket e kuruar deri në maksimum. E lyer dhe e krehur bukur ajo ka pozuar për fansat e saj në Instagram. Teksa pjesa më e madhe e komenteve janë pozitive dhe e komplimentojnë, një fanse nuk është dhe aq e sigurt për këtë foto. Ajo i thotë se çfarëdo të bëjë Xhensila, prap katundare do mbetet.

E në fakt, neve na lind pyetja, çfarë të keqe ka të jesh katundare dhe pse e përdori si ofendim?

Bukuroshja Elvana Gjata ka qenë gjithmonë një personazh i famshëm dhe tepër i përfolur. Ajo vjen gjithnjë me projekte të reja e të suksesshme duke mbledhur kështu mijra klikime dhe fansa. 

Këngëtarja është tepër aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto nga koncertet e saj dhe gjithashtu nga përditshmëria.

Ditët e fundit, Elvana ka publikuar një foto të vetën ku shfaqet me një veshje xixëlluese dhe tepër të bukur. Pjesa më e madhe e komenteve i referohen Elvanës dhe veshjes së saj tërheqëse.

Ndërsa një komentuese ka diçka për ti thënë. Ndjekësja mendon se Elvana po sillet sikur është Beyonce dhe  po mbush stadiumet e botës kur në fakt thjesht këndon në klubet shqiptare.

Mesa duket, komentuesja po përpiqet ta sjellë Elvanën me këmbë në tokë.

Ronala Hajati, këngëtarja bukuroshe shqiptare gjithmonë ka qenë shumë e përfolur dhe e komentuar për pamjen e saj fizike. Ajo gjithnjë shfaqet seksi dhe tepër tërheqëse dhe patjetër ky fakt vihet re nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Këngëtarja së fundmi ka postuar një foto të vetën ku duket e veshur bukur por dhe pak në stilin e seriozes megjithse poshtë xhaketës ka një bluzë të tejdukshme me tyl.

Teksa të gjithë e komentojnë dhe i thonë se duket shumë seksi, dy ndjekëse nuk ndajnë të njejtin mendim me të tjerët.

Njëra mendon se i ka dalë barku si top dhe tjetra i thotë mirë bëre që e hodhe këtë foto se të pamë njëher të veshur.

Epo çfarë ti themi ne Ronelës përveç se herë tjetër, duam që ti shohim dhe ne ato fotot që paska qenë zhveshur.

/AlpeGossip.al