Çfarë kemi humbur? E dashura e Flori Mumajesit këndon dhe kërcen këngën e Elvana Gjatës (VIDEO) - AlpeGossip
Çfarë kemi humbur? E dashura e Flori Mumajesit këndon dhe kërcen këngën e Elvana Gjatës (VIDEO)

Çfarë kemi humbur? E dashura e Flori Mumajesit këndon dhe kërcen këngën e Elvana Gjatës (VIDEO)

Liberta Spahiu, prej disa kohësh përflitet se është në një lidhje me Flori Mumajesin, me të cilin ndërpreu para rreth 2 vitesh bashkëpunimin Elvana Gjata, e cila gjithashtu është përfolur për një lidhje me producentin e njohur.

Pavarësisht se dyshja nuk e ka pranuar akoma hapur romancën e tyre, të gjitha detajet dhe dedikimet treguan për një lidhje mes moderatores nga Kosova dhe këngëtarit shqiptar.

Por për habinë e të gjithëve, Liberta Spahiu bëri një gjest mbrëmjen e djeshme, këndoi me dizajnuesin Vladrin Sahiti këngën e Elvana Gjatës, “Xheloz”.

Ndërsa nuk kanë pasur më herët miqësi, duket se Liberta do të sqarojë se mes tyre nuk ka hatërmbetje.